-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mblodhi Kryesinë për të dalë si grupim më vete në zgjedhjet lokale, Alibeaj tregon se sa anëtarë ishin vërtet prezent!

Kryesoret

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj është shprehur se kuorumi i nevojshëm për vendimmarrjet lidhur me zgjedhjet lokale në Kryesinë e mbledhur është plotësuar.

Alibeaj tha se të pranishëm në mbledhje ishin 18 anëtarë, pasi sipas tij 14 ishin pjesëmarrës fizikisht, ndërsa 4 të tjerë u lidhën online. Ai shtoi se PD do të organizohet për të hyrë në zgjedhje dhe do të përgatitet për gjithçka.

Partia Demokratike do të futet në zgjedhje. Kjo i përfshin të gjitha, edhe organizimin edhe çdo gjë tjetër. Nuk është e vërtetë. Nga 29 anëtarë që jenë sot efektivë në Kryesinë e PD-së, 18 ishin pjesëmarrës. 14 ishin të pranishëm fizikisht, ndërsa të tjerët ishin prezent online. Një pjesë e anëtarëve të Kryesisë nuk kanë qenë prezent sepse kishin impenjime. Një pjesë e anëtarëve janë pjesë e grupit parlamentar të cilët e kanë shprehur që më herët qëndrimin e tyre”, u shpreh Alibeaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit