Kreu i PD-së, Sali Berisha i ftuar në një emision televiziv mbrëmjen e sotme tha se, Edi Rama me Kosovën sillet si vasal i Vuçiçit.
Ai u shpreh se në samitin e Pragës, Vuçiçi ka thënë se ka 17 vite që përpiqet, por nuk ia ka dalë me udhëheqjen e Kosovës, ndërsa me Edi Ramën merret vesh si vëlla.
‘Edi Rama me Kosovën sillet si vasal i Vuçiçit. Në samitin e fundit që është bërë në Pragë, në darkë një nga 5 njerëzit që kanë folur ka qenë Vuçiç. Në këtë darkë ai tha se, në prani të gjithëve: kam 17 vite që përpiqem dhe nuk kam sukses me udhëheqjen e Kosovës, ndërsa me Edi Ramën merrem vesh sikur të ishim vëllezër. Çdo shqiptar, nga kjo fjalë që Rama e censuroi, e kanë të qartë se çfarë përfaqëson Edi Rama, që është një anti-shqiptar i papërmbajtur. Ai është vasali i Vuçiçit dhe me mbrojtjen që i bën me sanksionet ndaj Rusisë, ai mbron dhe bëhet puthador indirekt i Putinit.’, u shpreh Berisha.