Prokuroria e Elbasanit ka rihapur hetimet për zhdukjen e këngëtarit të Tallavasë, Renato Hamzës. Ekspertët kanë kryer zhvarrosjen e një kufome që mbetet ende i paidentifikuar.
Kufoma u gjet vite më parë në një fshat të Librazhdit, ndërsa nga mbetjet kockore janë marrë kampione ADN-je, pasi ka dyshime të forta që ky trup mund t’i përkasë pikërisht Renato Hamzës, zhdukja e të cilit vijon të mbetet një enigmë edhe sot.
Ku e hodhën këngëtarin e tallavasë? Zbulimi i fundit i trishtë për “Renin e Elbasanit”
Në vitin 2020, u publikua një foto e këngëtarit nga Elbasani Renato Hamza, i cili shfaqej në një lokal me baste sportive në Shijak. Bëhet fjalë për 29 Gushtin 2013, kur jashtë kësaj lotoje u vra Ervin Kërtalli dhe u plagos një tjetër.
Vrasja ndodhi 30 minuta pasi Reni ishte larguar nga ky lokal në Shijak dhe këngëtari, të cilit sot ende nuk i është gjetur trupi. Por çfarë tha nëna e Renit?
Silvana Hamza kujton se çfarë i ka thënë djali i saj në vitin 2013 kur nga shtëpia pa në televizor se në lokalin ku ai kishte qenë kishte ndodhur një vrasje. “Sikur unë të kisha qenë aty dhe unë do vritesha’, tha. U habit kur e pa te lajmet” tha nëna tij dy vite më parë.
Këngëtari i njohur la nusen shtatzënë dhe u zhduk, si u mor peng Reni i Elbasanit?