-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre kandidatët e PD për Tiranën në sinkron: Do njohim fituesin dhe do punojmë së bashku për 14 majin!

Kryesoret

Tre kandidatët në “Primaret” e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, Gerti Bogdani dhe Belind Këlliçi, janë shprehur se do të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në fushatën e 14 majit. Ata thanë se do të njohin fituesin dhe theksuan se për primaret nuk do të ketë asnjë lobim në grupe të caktuara demokratësh.

Mjeku Ilir Alimehmeti tha se demokratët kanë deri më tani tre oferta dhe mund të zgjedhin atë që mendojnë se i përfaqëson më mirë.

Ilir Alimehmeti: Para jush keni 3 oferta në këtë momente. Mund të ketë dhe ndonjë zonjë të nderuar nesër. Në këtë moment janë 3 oferta brenda shtëpisë për demokratët, për votuesit e djathtë. Duhet të gjejnë kë i përfaqëson më mirë, kush mendon që do punojë më mirë më ta dhe kush i ka gjasat për të rrëzuar kandidatin. Janë 3 oferta karshi votuesve tanë. Janë ata që zgjedhin.

Gerti Bogdani u shpreh se në primaret brenda PD, demokratët duhet të votojnë se cili është konkurrenti më i mirë për të fituar përballë rivalëve socialistë për Bashkinë Tiranë.

Gert Bogdani: Nuk duhet të jenë zgjedhje ku lobohet brenda partisë. Primaret janë një proces ku duhet të sjellin çfarë është më e mira për qytetin. Anëtarët e PD nuk duhet të votojnë si në çdo proces të Partisë Demokratike. Ata nuk duhet të zgjedhin kë duan më shumë brenda partisë. Por se kush është konkurrenti më i mirë për të sjellë fitoren në Tiranë. Udhëzimi parashikon që të tre do shkojmë bashkë për të paraqitur programin.

Ndërsa Belind Këlliçi theksoi se nëse nuk fiton në primaret, do të bashkëpunojë me fituesin.

Belind Këlliçi: Do t’i shtrëngoj dorën fituesit nëse nuk jam unë. Do jem pjesë e ekipit të tij ose të saj. Nëse shpallem fitues, të gjithë te jemi pjesë e një ekipi të përbashkët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit