-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Je spiun”! Spaho hap dosjen e tij, i “plas” faktet ministrit

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho është akuzuar gjatë seancës plenare të 6 tetor nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja se ka qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit.

Spaho ka bërë një kërkesë prano Autoriteti të Dosjeve, ku ka kërkuar informacione për pastërtinë e figurës së tij.

Sipas institucionit në fjalë, Spaho nuk ka mbajtur asnjë post në regjimin e kaluar, i cili mund ta pengojë të ushtrojë funksionin e deputetit.

“1. Edmond Spaho nuk ka mbajtur gjate kohës se diktaturës asnjë nga funksionet që ligji i ndalon të marrin funksione publike si anëtar apo kandidat i Byrosë Politike, anëtar i KQ, anëtar i Presidiumit te Kuvendit Popullor, anëtar i Këshillit te Ministrave, Prokuror i Përgjithshëm.

2. Edmond Spaho nuk ka qenë bashkëpunëtor aktiv i ish-Sigurimit të Shtetit, sipas përcaktimeve të ligjit, apo denoncues ose dëshmitar i akuzës në procese të posaçme pas mbushjes së moshës 18 vjeç.

3. Edmond Spaho nuk ka qenë person me të dhëna nga ish-Sigurimi i Shtetit për spiunazh ose terrorizëm,” shkruhet në dokumentin e Autoritetit të Dosjeve.

 

foto galeri

foto galeri

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit