Johnny Depp dhe Joelle Rich, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre raporton People.
Në shtator, një burim konfirmoi për People se aktori, 59 vjeç, dhe avokatja londineze ishin “në lidhje, por nuk ishte serioze”.
Rich ishte në ekipin ligjor të Deppit gjatë çështjes së tij për shpifje kundër The Sun, të cilën ai e humbi në nëntor 2020.
Ai paditi gazetën në Mbretërinë e Bashkuar që e akuzoi për dhunë ndaj gruas, por gjykata mbështeti pretendimet e gazetës si “thelbësisht të vërteta” dhe ish-gruaja e tij, Amber Heard dëshmoi për të mbështetur pretendimet.
Kujtojmë që në fund Depp fitoi gjyqin si dhe një shumët të konsiderueshme parash.