19 persona rezultojnë të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë nga 430 testime që janë kryer.
9 raste pozitive janë në Tiranë, 3 në Sarandë, 2 në Vlorë, nga 1 qytetar në Shkodër, Kurbin, Fier, Lushnje, Gjirokastër.
Janë 214 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,112 që nga fillimi i epidemisë.