Kryeministri i ri britanik, Rishi Sunak në daljen e tij të fundit publike është shprehur se nuk do të japë premtime të mëdha.
Ai po ashtu është shprehur se qytetarët duhet të fillojnë të mendojnë të zgjidhin vetë problemet e tyre.
“Nuk mund të presin që shteti t’ua zgjidhë të gjitha problemet”, është shprehur ai.
Sunak tha se po përpiqet të rifitojë besimin e qytetarëve dhe po bën gjithçka për të përballuar problemet financiare.
Në një intervistë me gazetën The Times, Sunak shtoi se e njeh shqetësimin e njerëzve për rritjen e pagesave të hipotekave.
“Është e drejtë të jemi të sinqertë për kompromiset me të cilat përballemi – të gjithë tani flasin për huamarrjen, të gjithë e vlerësojnë se qeveria nuk mund të bëjë gjithçka, “tha Sunak.
Ai nuk pranoi të komentonte nëse ai po i qëndronte zotimit të manifestit konservator për të mos rritur tatimin mbi të ardhurat, TVSH-në ose sigurimin kombëtar. “Nuk do të flas për asnjë politikë tatimore”, sqaroi ai.