Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i Ilir Pajës, të njohur me nofkën “Ufo”për shkak të arratisjeve të bujshme në Shqipëri, Gjermani dhe Itali.
Arratisja e tij e gjatë, përfundoi më 3 nëntor 2022 në një dyqan berberi në Tiranë në zonën e Laprakës, ku e prisnin agjentët italianë dhe shqiptarë, të cilët prej ditësh ishin në gjurmët e tij.
Hetuesit e dinin që i Paja nuk hiqte dorë nga rituali i rruajtjes së mjekrës dhe kur e panë të mbërrinte, fillimisht e lanë të ulej dhe më pas hynë në dyqan pa i dhënë kohë të imagjinonte një tjetër arratisje, nga ato spekrakolaret që mendja e tij mund të fantazonte në moment.
Interpol Tirana në bashkëpunim me policinë italiane e kanë vënë para drejtësisë dhe ai pret të ekstradohet përtej Adriatikut. Ai dje u la në masën arrest me burg me qëllim ekstradimin në Itali.