Një rritje e temperaturës globale me 2 gradë Celsius do të ishte shkatërrimtare për ishujt Maldive, është shprehur së fundmi Ministrja e Mjedisit të atij vendi. Përballë kërcënimit të rritjes së nivelit të detit, Maldivet shpresojnë të gjejnë zgjidhje përmes nismave që ulin efektet e ndryshimeve klimatike, ndërsa Kombet e Bashkuara do të mblidhen më 6 nëntor në Sharm El-Sheikh të Egjiptit për të diskutuar ndryshimet klimatike.
Shkencëtarët do të përdorin mjete zhytëse, sisteme kamerash dhe sensorë nënujorë për të zbuluar se çfarë fshihet në thellësitë e oqeanit.
“99% e sipërfaqes së Maldiveve mbulohet nga oqeani. Ky vend është në vijën e parë të krizës klimatike, pavarësisht se njerëzit e atij vendi kanë ndikuar shumë pak në shkaktimin e ndryshimeve klimatike. Niveli i oqeanit po rritet dhe fillimisht vende si Maldivet do të ndikohen”, thotë Oliver Steeds, drejtues i Misionit Nekton.