Një qendër votimi në Luiziana u zhvendos nga një shkollë në një tjetër pas një kërcënimi me bombë.
Lajmi u bë i ditur nga John Tobler, zv. Sekretar i Komunikimit në Departamentin e Shtetit të Luizianës.
Tobler tha se kërcënimi për bombë shënjestronte një shkollë e cila ndodhej 20 minuta larg New Orleans.
Vendndodhja e re e votimit është një shkollë fillore në të njëjtën zonë të quajtur Audubon Elementary.
Një përfaqësues i Departamentit të Policisë së Kennerit tha se e njëjta shkollë mori një kërcënim për bombë pesë ditë më parë.
Nxënësit e shkollave të mesme u evakuuan atë ditë dhe policia lokale dhe departamentet e zjarrfikësve kontrolluan kampusin, por se nuk u gjet asnjë shenjë lëndeje plasëse.