-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadorja franceze shkurt dhe qartë: Amnistia fiskale, nismë e keqe!

Kryesoret

Ambasadorja e Francës në Shqipëri Elisabeth Barsacq ka folur edhe njëherë qartë dhe pastër se është kundër nismës së qeverisë për amnistinë fiskale. Diplomatja e Parisit në Tiranë e kundërshtoi projektin duke u bazuar te raporti i BE-së.

Fillimisht unë nuk jam shprehur kundër amnistisë fiskale, por shpresoj dhe besoj që e keni lexuar të gjithë raportin e progresit përsa i përket Shqipërisë. E keni lexuar? (pyet gazetarët) Sa herë përmendet amnisti fiskale në këtë raport?

Në raport thuhet 4 herë se në rast të miratimit të amnistisë fiskale, kjo gjë nuk do të ishte aspak e favorshme. Por unë përsa i përket këtyre që doni të dini ju, unë nuk jam personi i duhur që mund të përgjigjem.

Do të doja të bëja një krahasim për ju dhe të gjithë dëgjuesit tuaj. Kur shkoni të ndiqni një koncert mund ta vini re se të gjithë muzikantët e orkestrës, së pari koordinohen të kenë të gjithë një “la”.

Tani Shqipëri është duke përshtatur, prandaj ajo duhet të synojë të përshtatet me këtë notë. Në vend që të luaj një “la”, mund të luaj një “si”, por kjo është shumë e keqe për veshët e atyre që po dëgjojnë” tha diplomatja franceze.

Një koment, diplomatja e kishte edhe për krizë e emigrantëve shqiptarë që ka shkaktuar debat mes Londrës dhe Tiranës.

Përballë Britanisë nuk është vetëm Franca si kufi ajo ndan kufirin detar edhe me 3 vende të tjera.

Çështjet duhen trajtuar jo vetëm nga Britania e Madhe, por edhe nga vendet e BE, është një çështje që nuk mund të zgjidhet apo diskutohet vetëm në gjirin e një shteti siç është Anglia” tha ambasadorja franceze.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit