-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: KQZ ka detyrim kushtetues të regjistrojë PD-në në zgjedhjet lokale!

Kryesoret

Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e ka për detyrim ligjor dhe kushtetues regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale.

Berisha tha se nëse kryeministri Rama do të përpiqet të konfiskojë flamurin e Partisë Demokratike, duke nënkuptuar regjistrimin e grupit Alibeaj në zgjedhje, atëherë Partia Demokratike sipas tij do të bëjë gjithçka për të mbrojtur flamurin.

Për sa i përket gjuhës së kryeministrit Rama në parlament gjatë seancës së fundit, Berisha tha se qëllimi ishte për të fshehur ligjin korruptiv të Portit të Durrësit, ku ai është aksioner me 20-30%.

Berisha tregon ‘sekretet’ e protestës: Ja çfarë do të ndodhë më 12 nëntor?

“Paraqitet në parlament me një gjuhë ordineri vetëm për të tërhequr vëmendjen nga ligji i Portit të Durrësit për të cilin ai është aksioner me të paktën 20-30%. Nuk jemi dy pjesë, ka një Parti Demokratike. Një parti nuk është parlamenti i Shqipërisë. Një skemë e improvizuar nga Edi Rama nuk është opozita. Partia Demokratike ka përmbushur të gjitha standardet dhe vjen më e fortë se kurrë.

Ka një grup po që nuk mund të quhet kurrë pjesë e Partisë Demokratike, janë një grup deputetësh pjesë e PD-së që janë të ftuar të kontribuojnë si deputet dhe si anëtarë. Ka një statut themelor dhe ka një Kushtetutë që ka përcaktuar standardet, është më demokratikja në historinë e këtij vendi. U jep të drejtë të gjithëve të kandidojnë në primare. Ose atyre që nuk janë dakord me kryetarin të krijojnë fraksionet.

Realiteti është se ka një parti me forume të zgjedhura nga baza deri në krye. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i detyruar në ligj dhe Kushtetutë të njoh partinë e regjistruar më 25 mars. Të rikujtoj këtu se Bindja Demokratike u regjistrua nga Komisioni Zgjedhor edhe përpara vendimit të gjykatës. Ka një përpjekje të Edi Ramës për të konfiskuar flamurin e PD-së.

Absolutisht PD do të bëjë gjithçka për çlirimin e flamurit të saj. Dhe ka një përgjegjës që kërkon ta konfiskojë dhe ky është Edi Rama. Ne do t’i qëndrojmë atij me gjithë forcën që ka kjo parti. Do të çojmë vendimin e gjykatës në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit