-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“E bardha” në kontejnerët me banane ‘ngujon’ prej ditësh hetuesit e BKH në porte, nuk lënë ‘vrimë miu’ pa kontrolluar!

Kryesoret

Prej disa ditësh, Byroja Kombëtare e Hetimit po zhvillon kontrolle në porte. Në Portin e Durrësit hetuesit janë parë duke bërë kontrolle në disa kuti të nxjerra nga kontejnerët.

Kujtojmë se policia gjeti më 3 nëntor, pas një kontrolli në një kontejner të ardhur nga Ekuadori, 33.5 kg kokainë. Kokaina ishte e ndarë në 31 pako, të fshehura mes bananeve.

Ndërsa 1 ditë më vonë, më 4 nëntor, policia bëri me dije se arrestoi Petrit Demishaj, 57 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë që kishte porositur ngarkesën me banane, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”

Po ashtu, u arrestua Alban Naziraj, 48 vjeç, banesë në Tiranë, me detyrë operator skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Në pranga ra edhe Artur Sevdaraj, 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë imazhier skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit