-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Nuk hyn në sallë pa i futur 2-3 viza kokainë’/ Paloka sqaron incidentin me Ramën, tregon nëse ishte i dehur në Kuvend!

Kryesoret

Deputeti demokrat Edi Paloka ka sqaruar sesi ndodhi incidenti gjatë votimit të buxhetit 2023 në Kuvend. Përplasjen me kryeministrin, Paloka e cilësoi si një taktikë të mirëmenduar që sipas tij, Rama e përdor sa herë që në Parlament duhen votuar projektligje me rëndësi apo “të dyshimta.”

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së sqaron:

“Kjo e sotmja ishte vazhdim i asaj që ndodhi dje. Sot ndodhi e njëjta gjë, edhe pse nuk ishin kamerat, kur po votohej, unë dhe Leskaj hymë në sallë. Nikolla ndërpreu seancën, mund të ketë pasur arsyet e veta. Ky zotëria do të provokojë.  Filloi me Bujarin pastaj ne i dhamë reston jo vetëm për sot por për gjithçka sa tha dje dhe çfarë ka bërë gjithë këto vite ndaj shqiptarëve. Ka 8-9 vite që fyen shqiptarët në përgjithësi.”

Sipas Palokës, sjella e kreut të qeverisë “justifikohet” me faktin që në parlament po kalonte ajo që ai e cilësoi si “vjedhja më e madhe e kësaj qeverie,”. Duke folur këtu për Portin e ri të Durrësit.

“Çështja e Portit të Durrësit u soll në mënyrë të jashtëligjshme, u votua në mënyrë të jashtëligjshme.”

Paloka ndërsa e mohoi edhe një herë që të ketë qenë në gjendje të dehur në Parlament tregoi se ndaj kryeministrit përdori të njëjtat fraza që ai përdori një ditë më parë në seancë plenare.

“I thashë je bedel, je i pafe, i pa atdhe, je gjel plehu në Surel. I thashë je miza në b*thën e kalit… Me Ramën, nuk e di a ka më fjalë që mund t’i thuhen për të zezat që i ka bërë këtij vendi. Nuk e kishim planifikuar.”

Po ashtu, Paloka e akuzoi kryeministrin se sa herë që në Parlament duhet të kalojë “raste të vështira” si Porti i Durrësit apo Buxheti, nuk futet në sallë pa konsumuar më parë kokainë. Për këtë akuzë, deputeti demokrat tha se është gati të përballet me Ramën edhe në gjyq.

“Rama nuk hyn në sallë pa i futur 2-3 viza kokainë. E kam thënë edhe herë të tjera, e ka thënë edhe Dritan Prifti, ndjesë pastë. Le të më hedhë në gjyq. Dihet botërisht nga ata që e njohin, por kjo nuk është provë. E dimë edhe kush ia sjell, nga i vjen. Le të bëjë testin.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit