-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ulje temperaturash dhe reshje shiu e borë/ Çfarë ndodh me motin në fundjavë?

Kryesoret

Fundjava pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Ditën e shtunë moti parashikohet me vranësira dhe intervale të shkurtra kthjellimi.

Reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët në zonat malore e reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal në qendër dhe jugperëndim të vendit. Sipas SHMU në majat e maleve në verilindje dhe juglindje reshje të dobëta bore.

Ditën e diel moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimi. Reshje shiu deri në orët e mëngjes në jug dhe qendër të vendit me intensitet mesatar ndërsa në veri me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente me intensitet të ulët përgjatë zonave bregdetare të vendit. Era nga verilindja –veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit