Një i moshuar rreth 75 vjeç ka humbur jetën si pasojë e rrjedhjes së gazit në Ersekë.
Mësohet se personi që ka ndërruar jetë është i moshuar Pasho Pasho.
Gjithashtu bëhet e ditur se i ndjeri jetonte i vetëm dhe është gjetur i vdekur nga fqinjët.
Njoftimi i policisë:
Më datë 13.11.2022, rreth orës 16:15, në qytetin e Ersekës, është gjetur i pajetë në banesën e tij, në të cilën jetonte i vetëm, shtetasi P. P., rreth 75 vjeç, i cili dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit, nga rrjedhja e një bombole gazi.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes