-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Më lejo të takoj nënën…”! Prokuroria kërkon 3 vite burg për shefin e “FAST”-it

Kryesoret

Shefi i njësisë së kërkimit “FAST”, pranë Policisë së Shtetit dhe një agjent i kësaj njësie, rrezikojnë të dënohet nga Gjykata e Elbasanit, pasi gjatë hetimeve të kryera, kanë dalë në një rast mashtrimi, me qëllim marrjen 7 mijë euro, tek një person nga Elbasani i dënuar në Itali me 5 vite burg për drogë.

Në pretencën e lexuar pak ditë më parë, prokuroria i kërkoi gjyqtares Idush Maliqi, deklarimin fajtor dhe dënimin me 3 vjet burg të, Fatmir Alia, i cili mbante detyrën e shefit të njësisë së kërkimit “FAST” në Policinë e Shtetit.

Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, prokuroria, ka reduktuar masën e dënimit duke kërkuar dënimin përfundimtar të Alias me 2 vjet heqje lirie.

Katër vite burgim, akuza kërkoi për agjentin e “FAST”, Sokol Fana,por për shkak të gjykimit të shkurtuar, pretenca përfundimtare për agjentin u reduktua në 2 vite e 6 muaj burgim.

Njëherësh në këtë çështje, prokurori kërkoi 3 muaj burgim për shtetasin Klodjan Hajdërlli, i cili akuzohet për “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Sipas dosjes hetimore dy punonjësit e “FAST”, pranë Policisë së Shtetit, akuzohen për “Shpërdorim detyre” dhe “Mashtrim”.

Fana, duke shfrytëzuar dokumentin e policisë dhe një armë tip “Glock”, në muajin tetor 2021, ka shkuar në lokalin “S….” në Elbasan, që administrohet nga Klodjan Hadërlli, duke i treguar këtij të fundit se kishte probleme me drejtësinë italiane dhe se për këtë duhet të arrestohej.

Klodjani i ka kërkuar punonjësit të policisë, që ta linte të takonte nënën e tij, meqenëse do shkonte në burg.

Në këtë moment personi, i cili është prezantuar si agjent i Interpolit, Sokol Fana, i ka thënë Klodianit se mund ta rregullonin në mënyrë tjetër këtë punë, duke i kërkuar 7 mijë euro.

Fillimisht palët kanë rënë dakord, por në momentin kur agjenti Sokol Fana, ka shkuar të tërheqë shumën e kërkuar prej 7 mijë euro, ai është konfliktuar me Hajdërllin, pasi ky i fundit ka kuptuar se gjithçka ka qënë një mashtrim.

Në përleshje e sipër, agjentit të “FAST” i kanë marë armën e shërbimit. Pas kësaj situate, Sokol Fana, është larguar nga lokali duke telefonuar shefin e zyrës së kërkimit pranë njësisë “Fast Albania”, Festim Alia.

“Jam në Elbasan dhe më kanë sulmuar duke më marrë pistoletën (armën e shërbimit…)”i ka pohuar Sokol Fana.

Fatmir Alia, pasi ka dëgjuar këto fjalë nga Sokoli e ka pyetur se si është puna dhe ai i ka thënë se kishte një person në verifikim në Elbasan, që ishte në kërkim dhe i kishin dalë disa persona përpara, të cilët i kishin marrë armën.

Pas kësaj bisede, Fatmiri shpjegon se ka komunikuar në telefon me nëndrejtorin e policisë, Ilir Proda, duke e vënë në dijeni për faktin.

Gjatë rrugës për në Elbasan në afërsi të Drejtorisë së policies, Fatmiri shpjegon se është takuar me Sokolin dhe të dy së bashku kanë shkuar në Drejtorinë e policisë Elbasan, ku është bërë denoncimi.

Por mesazhet në aplikacionin “Whats app” të zbuluara në celularin e agjentit të policisë të njësisë “Fast Albania”, Sokol Fana, kanë çuar në dhjetor 2021 në arrestimin e shefit të zyrës së kërkimt pranë kësaj njësie, Fatmir Alia.

Hetimi i policisë dhe prokurorisë së Elbasanit, ka zbuluar se në datën 2 nëntor 2021, Fatmir Alia nuk ka qënë në Tiranë, por ndodhej në Elbasan, së bashku me agjentin e tij, Sokol Fana.

Qëllimi i tyre ishte që ta informonin shtetasin Klodian Hajdërlli, në lidhje me disa e-maile që kishin mbërritur nga Italia, ku drejtësia e këtij vendi kërkonte informacion për aktivitetin e tij në Shqipëri dhe arrestimin e Klodjanit.

Për t’ia transmetuar këto fjalë dhe në këmbim të mosarrestimit, Festim Alia, me detyrë shef i zyrës së kërkimit në njësinë “Fast Albania”, ka zgjedhur agjentin e kësaj njësie, Sokol Fana, që të paraqitet në ambjentet e lokalit të Klodjanit dhe ti kërkojë 7 mijë euro në këmbim të mos arrestimit./ Elton Qyno

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit