-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Naftë kontrabandë, Sula: Këtu shtohen automjetet, ulet konsumi i karburantit

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula u shpreh se nafta në Shqipëri po vidhet në të gjitha format, si në cilësi, sasi dhe me koncesione.

Ai shkroi në Facebook se prej 9 vitesh markimi dhe gjurmimi i naftës që hidhet në treg bëhet nga kompania koncesionare “GFI Albania” dhe se ky koncesion i ka kushtuar shqiptarëve deri më tani 30 milionë euro.

“Faktikisht ajo që ka ndodhur është zhvatja e 30 milionë eurove nga xhepat e qytetarëve me koncensionin, nafta kontrabandë ka vërshuar lum në Shqipëri. Nga 2011 në 2021 automjetet që qarkullojnë në rrugë u dyfishuan, sasia e naftës së importuar për konsum u ul.
●Në vitin 2011:- 410.629 Automjete të regjistruara në Shqipëri, ndërkohë sasia e karburantit të importuar për konsum ka qenë 570 milionë e 441 mijë e 945 litra. Pra mbi 570 mijë ton karburant të importuar.
●Ndërkohë në vitin 2021 rezultojnë 740.669 automjete të regjistruara, ndërkohë sasia e karburantit të importuar është 536 milionë e 25 mijë e 971 litra ose e thënë ndryshe 536 mijë ton karburant.
Ndërkohë edhe çmimi me të cilën e marrim një litër naftë është nga më të shtrenjtat në Evropë,” është shprehur Sula.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit