-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Shqiptarët kriminelë”, ministrja britanike: Migrimi ilegal i papranueshëm

Kryesoret

Ministrja e Brendshme e qeverisë Britanike, Suella Braverman duket e vendsosur në lidhje me qëndrimin e saj ndaj emigrantëve në Britani

Braverman në një intervistë për Sky News, Braverman thotë  se për qeverinë është e qartë: migrimi i paligjshëm është i papranueshëm.

“Unë dhe Kryeministri e kemi pasur të qartë se migrimi i paligjshëm është krejtësisht i papranueshëm. Ka disa elementë në marrëveshje dhe mendoj se përfaqëson një hap tjetër pozitiv në bashkëpunimin tonë me francezët. Nuk do ta rregullojë problemin brenda natës. Nuk është një pjatë argjendi. Por mendoj se për herë të parë kemi disa fitore reale si për francezët ashtu edhe për Mbretërinë e Bashkuar”.-tha Braverman. 

Debati në Britaninë e Madhe ka në qendër edhe shqiptarët që hyjnë ilegalisht me gomone apo me mjete të tjera në tokën britanike.

Ministrja britanike: Krenare që kemi dëbuar 1 mijë shqiptarë

Më herët Baverman i ka cilësuar emigrantët shqiptarë si kriminel që hynë në mënyrë të paligjshme në Britani dhe merren me trafikim droge e qeniesh njerëzore.

Kjo gjë ka nxitur reagime të shumta të shqiptarëve madie dhe të vetë kryeministrit i cili u shpreh se Britania e Madhe po i përdor shqiptarët si “kokë turku”.

U nxehën gjakrat, Londra tërhiqet pas sulmit të Ramës? Sunak: Ju jemi mirënjohës

Gjithashtu në një intervistë për “Sky News”, Rama tha se është ende në pritje të faljes nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për komentet e ministres së Brendshme për shqiptarët.

Dy ditë më parë, shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Angli dolën në një protestë për të kundërshtuar qendrimet raciste ndaj shqiptarëve.

Përplasja e Ramës me Britaninë, ambasadori flet te “5pyetjet.al”: Po bëjmë punën tonë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit