Ish-Zv.Kryeministri Erion Braçe në Komisionin e Ekonomisë tha se dëshiron të dijë me detaje planin për projektin e Portit të Durrësit.
“Dua të di gjitha emrat pas kompanive, është shumë e rëndësishme për ne dhe për ata që na dëgjojnë, duam të dimë se kush janë pronarët.
Sa janë taksat që do të paguajë investitori dhe sa është përqindja që do të përjashtohet. Mua nuk më intereson se sa i madh është zotëria që financon, unë dua garanci se ky projekt do mbarojë.
Dua të di, Ka kompani offshore të përfshira? Nëse po cilat nëse jo shumë faleminderit.
Në disa nene, ka ndonjë detyrim që kompania të zbatojë ligjet vendase për financimin e terrorizmit dhe pastrimin e parave.
Në cilin dokument janë dhe nga cili moment do t’i nënshtrohen. Për këtë sipërfaqe, ka pasur kërkesa të tjera. Nëse po. Nga cilë? Kush do jetë institucioni që do shikojë këtë marrëveshje dhe këtë investim?”, tha Braçe.