Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, në fjalën e tij në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ngriti pyetjen se si është e mundur që ky investitori i madh vjen për të investuar me vetëm 80 milion euro në xhep dhe 80 milion euro kredi, ndërsa shteti shqiptar krunde fare hedh në këtë projekt (taksat që hiqen për infrastrukturën, strehimin social dhe 812 mijë metra katrorë truall) 630 milionë euro?!
Ndërkohë, sipas Alibeajt, kur vjen puna te fitimi, shteti merr vetëm 1/3-ën e fitimit, ndërsa privati 67 për qind.
‘Si ka mundësi që ky investitori i madh vjen për të investuar me vetëm 80 milion euro në xhep dhe 80 milion euro kredi, ndërsa shteti shqiptar krunde fare hedh në këtë projekt (taksat që hiqen për infrastrukturën, strehimin social dhe 812 mijë metra katrorë truall) 630 milionë euro?! Ndërsa kur vjen puna të fitimi, privati merr 67 për qind të fitimit, ndërsa shteti 33 për qind?’, u shpreh Alibeaj.