Sot do të dalë përpara gjykatës për masën e sigurisë autori i sulmit kundër kryetarit të bashkisë Divjakë dhe shoferit të tij. Orges Xhelili i arrestuar të premten sot do të njihet me masën. Shanset për t’u hetuar në gjendje të lirë janë thuajse zero.
Ai do të mbrohet me një avokat të caktuar kryesisht, pasi askush tjetër nuk ka pranuar. Në nisje të seancë në gjykata ka qenë i pranishëm edhe babai i autorit. Ai është shprehur se djali më parë ka pasur probleme dhe konflikte me Kokoneshin.
“Kam ardhur të kërkoj të drejtën e djalit tim. Nuk e dinim që kishte probleme deri në këtë pikë. Do të kërkojmë falje” tha ai. Xhelili, ish-punonjës i bashkisë u konfliktua dhe e goditi me thikë Kokoneshin dhe shoferin e tij, që ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranës.