-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta mbledh Kryesinë e PL, flet për Buxhetin 2023: Godet prodhimin vendas të pijeve. Korrupsioni në Tatime dhe Dogana do bëjë namin!

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur mbrëmjen e sotme në mbledhjen e Kryesisë së forcës politike që ai drejton, ndërsa theksin e vuri kryesisht tek buxheti i vitit 2023, që sipas tij godet rëndë prodhimin vendas të pijeve.

Ai nuk ngurroi ta vendoste theksin e tij edhe te korrupsioni galopant në Tatime dhe Dogana, të cilat sipas Metës, do të bëjnë namin duke vjedhur miliarda euro.

‘Është e rëndësishme të denoncojmë qartë jo vetëm këto skandale shkuese si porti i Durrësit, apo si afera e segmentit 46 km 35mln euro, por edhe gjithë çmontimin e këtij buxheti që është në favor të oligarkëve dhe klientëve të Ramës dhe shkon në mbështetje të përfitimeve të tyre dhe është në dëm të qytetarëve.

Totali i kostos së shërbimit të borxhit do të arrij 1.15 mld euro me një rritje 69%  krahasuar me vitin që po lemë pas. Totali i kostos së shërbimit të borxhit do të jetë i barabartë me buxhetin e 3 ministrive si ajo  Arsimit, Shëndetësisë dhe Bujqësisë. Do të jepen 1 mld euro për 7 koncesione dhe do të vazhdojnë rrugët me qindra miliona euro.

“Porti i Durrësit, skandal shokues”, Meta: Rama kërkon të bëjë për budallenj shqiptarët!

Korrupsioni në tatime dhe dogana do të bëjë namin. Në vitin 2023 niveli i mbledhjes së të ardhurave do të jetë 27%.  Miliarda euro do të zhduken në gropën e errët të korrupsionit. Ky buxheti i jep një goditje prodhimit vendas të pijeve, si rezultat i rritjes së akcizës, duke goditur industrinë vendase të pijeve dhe duke favorizuar importuesit dhe evazionin. Do të favorizohet edhe si  rezultat i vendosjes së gjobave 10 fish ndaj biznesit.’, tha kryetari i PL, Ilir Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit