-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE: Mos shkarkoni aplikacionet e Kupës së Botës në Katar, ja rreziqet që ju kanosen!

Kryesoret

Një mesazh për tifozët e futbollit nga shefat e mbrojtjes së të dhënave evropiane: Aplikacionet e Kupës së Botës të Katarit paraqesin një rrezik masiv për privatësinë, ndaj mos i shkarkoni.

Rregullatorët evropianë të mbrojtjes së të dhënave janë rreshtuar për të paralajmëruar rreth rreziqeve të paraqitura nga aplikacionet e Kupës së Botës të Katarit për vizitorët, me komisionerin gjerman për mbrojtjen e të dhënave që është më i fundit.

Në një deklaratë të martën, gjermanët thanë se të dhënat e mbledhura nga dy aplikacione të Katarit që vizitorëve u kërkohet të shkarkojnë “shkojnë shumë më tej” sesa tregojnë njoftimet e privatësisë së aplikacioneve.

“Një nga aplikacionet mbledh të dhëna nëse dhe me cilin numër bëhet një telefonatë,” tha autoriteti gjerman. “Aplikacioni tjetër parandalon në mënyrë aktive pajisjen në të cilën është instaluar të kalojë në modalitetin e gjumit. Është gjithashtu e qartë se të dhënat e përdorura nga aplikacionet jo vetëm që mbeten lokalisht në pajisje, por gjithashtu transmetohen në një server qendror”.

Shefat gjermanë të të dhënave thonë se nëse është “absolutisht e nevojshme” shkarkimi i aplikacioneve, atëherë bëjeni këtë në një telefon tjetër bosh. Agjencitë norvegjeze dhe franceze për mbrojtjen e të dhënave kanë lëshuar tashmë këshilla të ngjashme.

Rregullatori norvegjez tha të hënën se ishte “i alarmuar” nga aksesi i gjerë që kërkojnë aplikacionet.

“Ekziston një mundësi reale që vizitorët në Katar, dhe veçanërisht grupet vulnerabël, të monitorohen nga autoritetet e Katarit”, tha ai.

Agjencia franceze tha se fansat duhet të kenë “kujdes të veçantë” me fotot dhe videot. Ajo rekomandon që udhëtarët të instalojnë aplikacionet pak para nisjes. Por t’i fshijnë ato sapo të kthehen në Francë.

Gati 1.5 milionë vizitorë priten në Katar për Kupën e Botës nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor. Ngjarja është përfshirë me polemika që kur iu dha turneu në vitin 2010.

Të huajve që vizitojnë vendin u është kërkuar të shkarkojnë aplikacionin zyrtar të Kupës së Botës Hayya. Ndërsa atyre që vizitojnë institucionet e kujdesit shëndetësor do t’u kërkohet të shkarkojnë aplikacionin e gjurmimit të infeksionit Ehteraz.

Të dy aplikacionet janë etiketuar si “spyware” nga ekspertët. Ato u ofrojnë autoriteteve të Katarit akses të gjerë në të dhënat e njerëzve. Po ashtu edhe fuqinë për të lexuar, fshirë ose ndryshuar përmbajtjen. Madje edhe për të bërë thirrje direkte.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit