-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Del ekspertiza: Lear Kurtit i pushoi zemra në duart e policisë nga droga

Kryesoret

Një muaj pas ngjarjes së rëndë, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka marrë në dorë ekspertizën që përcakton shkakun e vdekjes së të riut, Lear Kurti. Ekspertiza thekson se shkak i vdekjes ka qenë mbidoza e kokainës.

Pra, zyrtarisht institucionet deklarojnë se shkaku i vdekjes së 32-vjeçarit ka qenë helmimi akut me lëndë narkotike të llojit kokainë, i komplikuar me shok toksik, me mekanizimin e ishemisë akute të miokardit që ka sjellë ndalimin e zemrës.

Mbidozim (Helimim) akut me lëndë narkotike e llojit kokainë. Ishemi akute Hypoksite e miokardit e shoqëruar me kontraktim dhe deformim të miofibrilive, edemë e shprehur e trurit, stazë vazale dhe ekstravazat kapilar, atelektazë dhe emfizemë kompesatore e mushkrisë, hepatit kronik persistent” thuhet në dosjen e dërguar nga mjekësia ligjore që bëri ekspertizën te prokuroria.

I riu u arrestua nga policia pranë Don Boskos, por në moment filloi të ndihet keq. Pavarësisht këtij fakti, policët nuk e çuan në spital por në komisariat ku ndërroi jetë. Hetimi po vazhdon dhe tre efektivë policie u pezulluan.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore u vendos në shënjestër pas kontradiktave, pasi theksoi se i riu vdiq në spital, por mjekët e mohuan duke u shprehur se kishte shkuar në duart e tyre pajetë. Akuzat ishin në shumta nga familja dhe opozita për dhunë pas ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit