-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Je patericë e Ramës”! Sherr mes PD-së në Kuvend, Alibeaj: Ne jemi opozitë e re

Kryesoret

Seanca e sotme e kuvendit ishte e dominuar nga debati më shumë mes demokratëve sesa me socialistët. Mocioni me debat i kërkuar nga kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj ishte shkaku.

Në 64 minutat e kohës që kishte PD për të folur, Alibeaj u kishte lënë vetëm nga 2 minuta Sali Berishës dhe deputetëve të grupit të tij. Kjo nuk u pranua dhe Berisha bllokoi foltoren. Por në fund u dorëzuan duke pranuar realitetin.

Për mua Enkelejd Alibeaj është paterica e Edi Ramës. Nuk më përfaqëson” tha Edmond Spaho. Enkelejd Alibeaj iu përgjigj duke thënë se opozita që ai përfaqëson është e reja dhe nuk e lidhte asgjë me Berishën.

Ky është mocion për një çështje të rëndësishme, integrimi. Rruga që duhet ndjekur drejt Brukselit. Për ata që ma përmendnin emrin: se kush e do opozitën, të shkëputet nga gjuha e shëmtuar që ka mbizotëruar 30 vjet.

Ka ardhur koha të ndahemi nga ky 30 vjeçar. Ky është fundi. Kjo është ndarja. Opozita bëhet e ndjerë, jo hipokrite. Opozitë nuk është të bësh zhurmë dhe jashtë seance të ndash oligarkë, afera.

Ky është momenti historik që duhet ta marrim për sipër. Do dëgjojmë sharje akuza për pazare. Mocionin e kam kërkuar unë si kryetar i grupit parlamentar të PD, në emër të këtyre burrave e grave që s’kanë asnjë lidhje me 30 vitet. Nuk përfaqësoj dhe nuk dua të përfaqësoj asnjë që s’më lidh asgjë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit