Sot është 8-vjetori i vdekjes së Dr. Florit, një nga ikonat e muzikës shqiptare që la pas hite të cilat dëgjohen edhe sot.
Bashkëshortja në kujtim të të ndjerit ka postuar në Instastory një foto të këngëtarit me të bijën, me shkrimin “Forever”.
Të shumtë kanë qenë miqtë dhe njerëzit e afërt që e kanë kujtuar atë.
Dr. Flori u nda nga jeta në një moshë shumë të re, por ai la pas artin e tij i cili nuk vdiq kurrë.