Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot ekstradimin e bosit turk të kriptomonedhave Faruk Ozer, që u arrestua në fund të gushtit në Shqipëri.
Faruk Fatih Özer akuzohet se në 2017 krijoi një platformë online të quajtur “Thodex” me funksion shkëmbimin e kriptomonedhës.
Pasi akumuloi afërsisht 2 miliardë USD pasuri në asete dixhitale ai e mbylli dhe u largua nga Turqia drejt Shqipërisë ku u arrestua.
Për këto arsye Faruk Fatih Özer ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Turqia kërkon ekstradimin pas arrestimit të tij në Shqipëri dhe gjykata sot i dha dritën jeshile.