Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Barç të Skraparit. Një nxënëse, 14-vjeçare ka denoncuar mësuesin e saj për abuzim seksual.
Policia ka marrë në pyetje, 62-vjeçarin Servet Bejo, i cili dyshohet të jetë autori për ngjarjen e rëndë.
E mitura është shoqëruar nga prindërit dhe dy psikolog dhe ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur në datën 10 nëntor.
Balkanweb ka raportuar se vajza kishte vënë në dijeni drejtoreshën e shkollës, askush nuk kishte njoftuar policinë, e cila e ka mësuar ngjarjen nëpërmjet mediave.