Nisin hetimet për dy personat, të cilët goditën me grusht ish-Shefin e Komisariatit të Dibrës, Robert Aga.
Bëhet fjalë për shtetasit Bekim Agolli dhe Rubin Murrja, të cilët akuzohen për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Dibër/ Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, për shtetasit B.A., 30 vjeç; R.M., 40 vjeç, banues në Dibër. Këta shtetas me datë 17.11.2022, rreth orës 12.⁰⁰, në qytetin e Peshkopisë , për motive të dobëta kanë goditur me grusht shtetasin R.A., 59 vjeç, banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.