Sot ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe komisioneri europian për Mbrojtjen Civile, Janez Leanercic, firmosën sot marrëveshjen për anëtarësimin e Shqipërisë në Mekanizimin Europian të Mbrojtjes Civile. Menjëherë në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se sot jemi një hap më pranë BE.
“Shqipëria plotëson të gjitha kushtet dhe bëhet anëtarë me të drejta të plota e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, çka do të thotë që çdo fatkeqësi natyrore e jona është njëkohësisht fatkeqësi natyrore e Bashkimit Europian, e cila ve menjëherë në lëvizje mekanizmin e mbrojtjes europiane, duke angazhuar për Shqipërinë mjete, njerëz e fonde për përballimin e emergjencës. Sot jemi një hap më pranë BE-së dhe BE-ja është një hap më afër nesh, në një rrugë që tanimë bëhet çdo ditë e më e përbashkët”, shkruan Rama.
Kjo marrëveshje i jep mundësinë Shqipërisë që të jetë pjesë e këtij mekanizmi duke përfituar ndihma sa i përket fatkeqësive natyrore me të cilat do të përballet vendi ynë.
Këto ndihma përfshijnë që nga trajnimi i grupeve të Emergjencave Civile në Shqipëri duke marrë eksperiencë ndërkombëtare, por gjithashtu edhe ndihma të tjera fizike apo për përmirësimin e teknologjisë.
Mekanizimi Europian i Mbrojtjes Civile jo pak herë i ka ardhur në ndihmë Shqipërisë. Kujtojmë këtu ndihmat që kanë ardhur gjatë tërmetit të vitit 2019. Po ashtu, edhe për shuarjen e zjarreve gjatë verës. Kjo ndihmë do të jetë më e madhe dhe më konkrete pas nënshkrimit të marrëveshjes