-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria ul çmimin e karburantit

Kryesoret

Bordi i Transparencës pas presionit publik dhe mediatik është mbledhur sot dhe ka ulur çmimin e karburanteve. Nga sot nafta do të shitet me 218 lekë, benzina 200 lekë dhe gazi 71 lekë për litër. Çmimi i naftës për peshkim do të jetë 121 lekë për litër.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 218 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 206 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 200 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 188 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 121 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 18 Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes” mbyllet njoftimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit