-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reja e mbyll me fitore aventurën kuqezi

Kryesoret

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka arritur fitoren e parë për vitin 2022. Skuadra e Edi Rejas fitoi me rezultatin 2-0 në miqësoren me Armeninë.

Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 28’ me anë të sulmuesit të Partizanit, Xhuliano Skuka, ndërsa më parë pretenduan edhe për një penallti, por që arbitri nuk e dha pasi u konsutua me VAR-in.

Me rezultatin 1 me 0 u mbyll pjesa e parë.

Shqipëria e nisi mirë edhe fraksionin e dytë të lojës, teksa Xhuljano Skuka pati sërish një rast të pastër për të shënuar, por i vetëm përballë portierit kundërshtar gaboi duke gjuajtur topin mbi traversë.

Në minutën e 63-të, ishte lojtari i Interit Kristian Asllani ai që dyfishoi rezultatin me anë të një penalltie.

Pjesa e mbetur e lojës i shërbeu skuadrave për të provuar lojtarët, por rezultati nuk ndryshoi më deri në fund.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit