-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD thirrje Ramës: Siguro jetën e qytetarëve dhe jep llogari për energjinë

Kryesoret

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku i kërkon qeverisë që të reagojë për situatën e përmbytjeve duke garantuar jetën e qytetarëve dhe më pas të bëjë transparencë për energjinë dhe hapjen e HEC-eve.

PL: Skandal! KESH hap kaskadën e Drinit dhe vazhdon të blejë energji

“Prioritet i parë sot duhet të jetë menaxhimi i jetës dhe pronës të qytetarëve!

Pushteti qendror dhe lokal kanë detyrimin të bëjnë çdo gjë që situata e përmbytjeve të mos rezultojë fatale.

Sot, çdo burim duhet të jetë në funksion të jetës, pronës dhe sigurisë së qytetarëve dhe jo ne shërbim te propagandës.

Pas sigurimit të jetës, pronës dhe bagëtisë qeveria duhet të ketë një plan konkret transparence për një tjetër krizë: energjinë!

Jetike për ne si vend manaxhimi në favor i kësaj situate dhe jo keqpërdorimi i rreshjeve për biznes!

Sot u hapën HEC-et, PD: KESH e dinte se do binte shi, por bleu energji shtrenjtë

Transparencë e plotë, si po menaxhohet situata në kaskadën e Vaut të Dejës dhe Komanit! Kjo që shqiptarët mos kërcënohen me rritje çmimi çdo muaj!

Në këtë situatë te vështirë energjetike duhen menaxhuar burimet e nuk bëhet biznes me krizën!

Shtabi emergjencave duhet të jetë në këmbë dhe duhet të sigurojë informacione çdo orë për situatën.

Masat e marra, kalimi i kësaj situate që nuk duhet të ishte surprizë për qeverinë dhe shpëtimi i çdo jete duhet te jetë prioritet” shkruan ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit