-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SITUATA/ Babë e bir të zhdukur! Shkodra e përmbytur, evakuime dhe lutje

Kryesoret

Kur kanë kaluar disa orë ende nuk ka asnjë gjurmë nga kërkimet për babë e bir që i mori rrjedhja e përroit në Malësi të Madhe.

Vajza arriti që të dilte nga makina dhe të shpëtonte, por i ati me fëmijën tjetër, djalin jo. Kërkimet vijojnë por gjasat që të kenë shpëtuar janë thuajse zero.

Reshjet intensive të shiut kanë sjellë përmbytje në toka dhe banesa, bllokim të rrugëve, dëmtim të urave dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të vendit. Situata paraqitet më problematike në Qarkun e Shkodrës.

Dalja nga shtrati e përrenjve ka lënë nën ujë rreth 400 hektarë tokë në Njësinë Administrative Ana e Malit. Si pasojë e përmbytjeve dy familje në Shkodër, tre në Malësinë e Madhe dhe dy në Lezhë janë evakuuar.

Dhjetëra hektarë tokë në Zadrimë janë mbuluar nga uji. Reshjet kanë shkaktuar probleme edhe në qytetin e Durrësit pasi në disa rrugë të brendshme, prezenca e ujit vështirësoi kalimin.

Makinën e mori uji! Shpëtohet vajza, rrjedhja mori babë e bir

Po ashtu linjat e shpërndarjes së energjisë elektrike janë dëmtuar në veri të vendit, por edhe në Tiranë, Vlorë e Gjirokastër. Për pasojë disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.

Në qytetet bregdetare për shkak të motit të pafavorshëm është ndaluar dalja në det e mjeteve të vogla lundruese deri në 22 Nëntor.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes Shkodra, Lezha, Tirana, Durrësi, Vlora dhe Fieri janë qarqet me rrezikun më të lartë për përmbytje. Për momentin nuk ka rrugë të bllokuara.

Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Bardhyl Sytari, ka reaguar për përmbytjet e ditës së sotme.

“Kjo është pamja e frikshme e përmbytjes që ka ndodhur në këto 24 orët e fundit në Xhaminë e Plumbit”, u shpreh myftiu i Shkodrës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit