Babë e bir humbën jetën tragjikisht mesditën e djeshme në Malësi të Madhe, pasi makinën me të cilën po udhëtonin e mori rrjedhja e përroit në Bogë.
Viktimat janë Pjetër Rushaj dhe Jason Rushaj, 13 vjeç. Në makinë ishte edhe fëmija tjetër, vajza e Rushajt, e cila arriti që të dilte dhe me ndihmën e një banori shpëtoi.
VIDEO-Momenti tragjik kur nxiren të vdekur nga uji babë e bir në Shkodër
Sot, pas 16 orësh kërkime intensive janë gjetur trupat e pajetë të babë e bir, Pjetër dhe Jason Rushaj.
Situata paraqitet problematike në dy qarqe, Shkodër dhe në Lezhë si pasojë e reshjeve të dendura, por edhe shkarkimeve nga HEC-i i Vaut të Dejës.
Ndërkohë që stuhia po zhvendoset drejt Jugut të vendit sipas qeverisë.
Dy viktima nga moti i keq në Shqipëri, stuhia “niset” drejt Jugut