-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ishte kurth”, Lukashenko për raketën në Poloni: Po përpiqemi ta mbyllim

Kryesoret

“Sulmi raketor në Poloni javën e kaluar ishte një “provokim i qëllimshëm” kundër Moskës dhe Minskut”, kështu ka pohuar presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko.

Javën e kaluar, një raketë goditi një kapanon gruri në fshatin lindor të Polonisë, Przewodow, pranë kufirit me Ukrainën, duke vrarë dy shtetas polakë.

Ministria e Jashtme e Polonisë fillimisht tha se raketa ishte prodhuar në Rusi, por më vonë presidenti i Polonisë Andrzej Duda tha se zyrtarët nuk kishin për momentin asnjë provë që ishte një raketë e lëshuar nga pala ruse.

Në një deklaratë të sotme, udhëheqësi bjellorus tha se autoritetet polake dhe ukrainase “kishin nevojë për një përshkallëzim”.

“Ata u futën në ujë të nxehtë dhe tani po përpiqen, si hajdutë të poshtër, ta mbyllin këtë temë. Nuk diskutohet më as në Perëndim,” tha Lukashenko.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit