Reperi amerikan, Kanye West, ka njoftuar në Twitter se do të kandidojë për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitit 2024.
Pritet që politikani Milo Yiannopoulos do të përgatisë fushatën zgjedhore të reperit.
Menjëherë pas riaktivizimit të llogarisë së tij në Twitter, Kanye West nuk humbi kohë për të njoftuar se synon të kandidojë për president në vitin 2024.
Duket se ai është indiferent ndaj reagimeve të shkaktuara nga fjalët e tij kundër hebrenjve dhe beson se edhe sot ka shumë mbështetës që do ta votojnë nëse kandidon për president.