-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri i Mbrojtjes për situatën e përmbytjeve: Në Shkodër e Lezhë kemi përmirësime! Janë evakuuar 318 banorë!

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka deklaruar se situata e përmbytjeve në Shkodër dhe Lezhë është përmirësuar gjatë orëve të mbrëmjes.

Në një postim në Facebook, Peleshi bën me dije se është rikthyer qarkullimi i mjeteve në rrugën nacionale te Harku i Bërdicës në Shkodër. Sipas Peleshit, deri më tani në qarkun e Shkodrës janë evakuuar 318 banorë.

POSTIMI I NIKO PELESHIT:

Lajm i mirë nga terreni. Situata në Shkodër e Lezhë ka përmirësim të konsiderueshëm në orët e mbrëmjes. Por puna po vijon pa ndërprerje, duke mos ulur vigjilencën as gjatë orëve të natës. Forcat e Armatosura do të vijojnë të qëndrojnë në zonat problematike deri në përmirësimin e plotë të situatës.

Është rikthyer qarkullimi i mjeteve në rrugën nacionale, te Harku i Bërdicës në Shkodër. Rreth 318 banorë në qarkun e Shkodrës janë evakuuar. Kemi të gjitha kapacitetet e nevojshme, bashkitë kanë fondet e mjaftueshme për të përballuar situata të tilla emergjencash.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit