Situata po vjen duke u rënduar në dy zonat kryesore të përmbytjes, në Shkodër dhe Lezhë. Pasditen e kësaj të hëne, lumi Gjadër në Lezhë ka dal nga shtrati.
Ai rrezikon përmbytjen e disa banesave në fshatrat Dajçiu, Blinisht dhe Zajz. Pak orë më parë u raportua se rruga e fshatit Blinisht ishte e bllokuar.
Po ashtu me dhjetëra hektar tokë janë nën ujë.
Nga shtrati ka dal edhe lumi Kir edhe Drin. Pritet në vijim dhe evakuimi i banorëve në këto zona.