Këngëtarja, Shakira, po planifikon largimin nga Barcelona drejt Miamit pas divorcit nga Gerrard Piqué.
Ende nuk dihet dita e saktë që këngëtarja bashkë me djemtë e saj do të udhëtojnë drejt SHBA-së.
Sipas zërave shpërngulja drejt shtëpisë së re mund të ndodhë në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2023.
Duket se shqetësimi më i madh i Shakirës është kërkimi i një dadoje për djemtë saj.
Ajo ka treguar se ka kushte specifike për personin që do iu besojë fëmijëve dhe se paga do të jetë e kënaqshme.
Dadoja që do punojë në shtëpinë e saj, duhet të kujdeset mirë për fëmijët dhe mos të zbulojë asnjë detaj nga jeta private e familjes.
Pagë mesatare që pritet të marrë dadoja shkon deri në 3 000 euro.