Reshjet e shiut, të cilat nuk po ndalen as këtë të hënë, kanë shkaktuar dëme të mëdha në Shkodër.
Bashkia ka njoftuar se 515 banesa janë të përmbytura, ato kanë ujë në oborr ose në brendësi të tyre. Mësohet se tre nga familjet e evakuuara janë strehuar në konvikt ndërsa pjesa tjetër te të afërmit e tyre.
Ndërkohë që 2585 hektarë tokë janë përmbytur.
Janë 36 familje të evakuara, gjithsej 159 persona, kryesisht nga Njësitë Administrative :
Nj. Administrative Guri I Zi, 19 familje (77 persona),po evakuohen 30 krerë gjë e gjallë,të imta.
Nj. Administrative Bërdicë, 12 familje (50 persona),
Lagja Nr.4, 3 familje (7 persona),
Lagja nr. 1, 2 familje ( 7 persona).
Shtëpi me prezencë uji në oborre dhe në brendësi të banesave gjithsej 515 banesa:
1. Guri I Zi 250 banesa
2. Bërdicë 180 banesa, nga kto 20 ne biznese
3. Lagja Nr.4, 15 banesa
4. Lagja nr. 1, 70 banesa,” ka bërë me dije bashkia.
Related