Sekuestrohen 15 000 paund në aeroportin e Rinasit, procedohet penalisht 26-vjeçarja që nuk i deklaroi. Shuma u gjet në bagazhet e E. S., që kishte udhëtuar nga Anglia në drejtim të Shqipërisë.
Në vijim u sekuestrua shuma dhe u referuan materialet në prokurori, në ngarkim të E. S., 26 vjeçe, lindur në Kosovë dhe banuese në Austri, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.