-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E PLOTË/ Kush janë shefat dhe policët që u përjashtuan? (LISTA)

Kryesoret

Ditën e sotme drejtori i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku ka përjashtuar 7 punonjës nga policia dhe tetë të tjerë janë ndëshkuar me masë disiplinore pas zbulimit të serave më kanabis në zonën e Drenovicës në Berat.

Drejtori është shkarkuar, gjithashtu ka marrë ulje në gradë për 6 muaj dhe transferim në Akademinë e Sigurisë. “5pyetjet.al” sjell më poshtë të gjitha masat dhe emrat e zyrtarëve që e kanë pësuar nga sera me kanabis që u zbulua dhe që nga hetimet e policisë rezulton se ka pasur negzhlicencë dhe bashkëpunim duke mos vepruar.

Vendimet
Shkarkohet drejtori i policisë Berat, Edmond Targaj
Në vendin e tij emërohet Kastriot Skënderaj

Përjashtohen;
Kryekomisar Baki Musaku me detyrë Shef Sektori për Krimet, në DVP Berat

Kryekomisar Sokol Lazaj me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Berat

Komisar Ardit Hasanbegaj me detyrë Shef i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Berat

Nënkomisar Artan Musaj me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Dimal

Nënkomisar Miço Rakazija me detyrë Specialist për Krimet, në Stacionin e Policisë Dimal

Inspektor Vladimir Toska me detyrë Ndihmës-specialist për Policimin në Komunitet, në Stacionin e Policisë Dimal;

Inspektor Gazmend Sulaj me detyrë Ndihmës-specialist për Policimin në Komunitet, në Stacionin e Policisë Dimal.

-Është vendosur ulja në gradë, për një periudhë 6-mujore, për zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, Drejtues Sh. Xh.

-Është vendosur dhënia e masave disiplinore “Vërejtje me paralajmërim”, për 8 punonjës policie.

-Është vendosur shtyrja e afatit të gradimit, me 2 vjet, për 2 punonjës të tjerë policie.

Në fund të analizës, Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar nga të gjitha strukturat e Policisë në qarkun Berat, angazhim, përkushtim, profesionalizëm, bashkëpunim me qytetarët, performancë, reagim në kohë dhe zgjidhje të problematikave në bazë të kompetencave që iu jep ligji.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është i vendosur për të ndëshkuar cilindo nga radhët e Policisë që abuzon me detyrën dhe në këtë kuadër fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje dhe abuzim që mund të kryhet nga punonjësit e Policisë, duke iu garantuar reagim të mënjëhershëm, profesional dhe ligjor.

Rrumbullaku nis fshesën! Përjashton 7 policë dhe u tërheq “veshin” 8 të tjerëve

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit