-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta publikon videon e qytetarit nga spitali: U rrah nga Policia se i kërkoi Kryeministrit të mos bënte propagandë!

Kryesoret

Kryetari i partisë së Lirisë Ilir Meta ka ndarë në rrjete sociale pamjet e një qytetari, i cili deklaron se është dhunuar nga policia e shtetit pasi i kërkoi kryeministrit të mos bënte propagandë në zonat e përmbytura në Sukth.

Krahas videos, Meta shkruan se dënon me ashpërsi sjelljen banditeske të Policisë së Shtetit dhe i kërkon prokurorisë nisjen e hetimeve për rastin. Ai shton se modeli shtypës qeverisë Rama do të marrë shumë shpejt përgjigje nga qytetarët e lirë.

“Dënoj me ashpërsi sjelljen banditeske të punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj qytetarit Mithat Hazbiu nga Sukthi i ri, i cili është ndaluar sot në shkelje të ligjit vetëm pse i kërkoi Kryeministrit të mos bënte propagandë me zonat e përmbytura. Duke i uruar Z.Hazbiu shërim të shpejtë, për shkak se ndodhet i shtruar në urgjencë, i bëj thirrje Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet. Modeli shtypës qeverisës i Edi Ramës do të marrë shumë shpejt përgjigje nga qytetarët e lirë. Koha për Llogaridhënie po afron!”, shkruan Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit