Pedagogët rikthehen sërish në protestë. Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka lajmëruar se ditën e enjte, 24 nëntor nga ora 10:00-11:00 do të protestojnë në rrugën “George Bush” përballë Parlamentit.
Ata thonë se në këtë seancë do të votohet edhe projektbuxheti i vitit 2023, dhe sipas tyre ky tubim kombëtar do të rrisë vigjilencën e institucioneve që të kthejnë sytë nga arsimi dhe shkenca.
Pedagogët ftojnë në protestë studentët, shoqërinë civile, median dhe gazetarë, dhe kërkojnë prej tyre të ngrenë zërin dhe të kërkojnë mbështetje për arsimin dhe kërkimin shkencor.