Pas fundjavës me reshje intensive dhe përmbytje, situata duket më e qetë në qarqet problematike. Herë pas here ka patur reshje me intensitet të ulët herë pas here, të cilat nuk kanë ndikuar në përkeqësimin e situatës.
Në Shkodër nuk ka prani uji në asnjë banesë dhe banorët janë kthyer në shtëpitë e tyre, ndërsa në Lezhë ka prani uji në 4 banesa. Niveli i lumenjve është në kuota nën nivelin kritik, por situata do të monitorohet pa ndërprerje edhe në orët në vijim.
NJOFTIMI:
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, situata në qarqet e prekura nga përmbytjet si pasojë e reshjeve paraqitet e normalizuar.
Ka patur reshje me intensitet të ulët herë pas here, të cilat nuk kanë ndikuar në përkeqësimin e situatës.
Në qarkun e Shkodrës nuk ka prani uji në asnjë banesë. Si pasojë banorët janë kthyer në shtëpitë e tyre, duke ulur numrin e evakuimeve. Ndërsa në Lezhë ka prani uji në 4 banesa.
Forcat e emergjencave civile janë në gatishmëri dhe të ndihmë të banorëve, duke shpërndarë edhe ndihma humanitare. Janë shpërndarë 450 pako ushqimore për bashkitë Pukë, Vau i Dejës dhe Lezhë.
Aktualisht niveli i të gjithë lumenjve është në kuota nën nivelin kritik. Por situata do të monitorohet pa ndërprerje edhe në orët në vijim.
Akset rrugore në të gjithë vendin paraqiten përgjithësisht të lira për qarkullimin e automjeteve.
Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, punonjësit e pushteti vendor si dhe shërbimi mjekësor do të qëndrojnë në terren edhe përgjatë orëve në vijim për çdo nevojë të qytetarëve.