Një punonjës social është vrarë pasi forcat ruse bombarduan një pikë të shpërndarjes së ndihmave në qytetin Orikhiv në rajonin e Zaporizhzhia. Lajmin e ka bërë të ditur guvernatori Oleksandr Starukh në Telegram.
“Si rezultat i një goditjeje të drejtpërdrejtë në qendrën e shpërndarjes së ndihmës humanitare në një shkollë, një punonjës social u vra dhe dy gra të tjera u plagosën,” tha Starukh, kreu i administratës ushtarake rajonale të Zaporizhzhia.
Ndërkohë që luftimet5 janë përshkallëzuar në rajonin e Donetskut këtë të martë.