Burrat e mobilizuar nga Vladimir Putin u përgatitën për luftë duke u grindur në një klub nate rus.
Pamjet e publikuara në “Daily Mail” tregojnë përleshjen në qytetin rus Yurga, në rajonin e Kemerovës gjatë një nate, dhe ka ndodhur jashtë një kampi stërvitor pikërisht përpara se burrat të dërgoheshin në Ukrainë.
Rekrutët me uniformë shihen duke luftuar me civilët, një shembull i fundit të keqdisiplinës në radhët e Vladimir Putinit. Si pasoje e përplasjes mes rusëve, klubi u shkatërrua pothuajse i gjithi.
Thuhet se vendasit ishin të zemëruar që burrat e veshur me uniformë ushtarake ishin lejuar të hynin në një klub. Të dy palët luftuan duke përdorur karriget dhe tavolinat si armë.